Ju ka shkuar ndonjëherë nëpërmend se çfarë do të ndodhte me një vezë, nëse do e hapnim atë brenda në ujë?
Siç e shohim edhe në imazhet e kësaj video, një zhytës ka arritur të bëjë një eksperiment të tillë, duke hapur vërtetë një vezë në thellësinë e detit.
Dhe siç mund të shohim, rezultatet e këtij eksperimenti, janë befasues pasi veza qëndron kompakte nga presioni i ujit.
Thellësia e ujit që u përdor për këtë eksperiment, ishte 20 metra. Më pas, zhytësi e plasi me duar të verdhën e vezës, duke i dhënë fund eksperimentit të tij.