Ja si duket një ari i uritur VIDEO

Ky është momenti tmerrues i takimit të një arushe polare të uritur me një kameraman të BBC-së në Polin e Veriut ku ndodhej për të xhiruar një dokumentar për jetën e egër.

Kafsha e uritur sulmoi kafazin e qelqtë nga ku po filmohej për më shumë se 40 minuta me shpresën se do të gjente një pikë të dobët për të mbërritur tek preja e tij.

Kameramani Gordon Buchanan tregohet gjakftohtë brenda kutisë së sigurisë, e njëjtë me ato të përdorura nën oqean për t’u mbrojtur nga sulmet e peshkaqenëve.

Filmimi është pjesë e ekspeditës 12-mujore të kameramanit Buchanan dhe stafit të tij në përpjekje për të dokumentuar nga afër jetën e një familje të arinjve polarë. Objektivi i tij është familja e arushës që e sulmoi që e ka pagëzuar me emrin Lyra ndërsa dy fëmijët e familjes së saj i ka pagëzuar me emrat Miki dhe Luca.

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”http://www.youtube.com/embed/jH4KrdBp5OQ” frameborder=”0″ allowfullscreen]
Artikulli paraprakNjë president ndryshe, shumë i rrallë
Artikulli vijuesDislokimi i raketave Patriot në Turqi bëhet për mbrojtjen e Izraelit