Dislokimi i raketave Patriot në Turqi bëhet për mbrojtjen e Izraelit

Ramin Mehmanparast  ka thënë se dislokimi i raketave Patriot në territorin e Turqisë bëhet në kuadër të politikave për mbrojtjen dhe mbështetjen e regjimit sionist. 

Ramin Mehmanparast gjatë një interviste me kanalin televiziv Al Menar, në lidhje me dislokimin e raketave Patriot të NATO-s në Turqi, ka shtuar: se shume vende ne bote, besojne se vendet perëndimore dhe NATO sistemin raketor në fjalë po e dislokojnë në territorin e Turqisë në mënyrë që nëse Izraeli do të fillon ndonjë aventurë ushtarake kundër vendeve te rajonit, ata të kenë mundësi me anë të këtij sistemi të mbrojnë dhe mbështesin regjimin sionist. Turqia nuk do të merr pjesë në asnjë operacion ushtarak kundër Iranit si dhe nuk do të lejon që territori i saj të shfrytëzohet për ndonjë aventurë të tillë.

Nje sistem i tillë ishte kërkuar nga NATO të vendosej më herët në Turqi, mirëpo atëbotë Turqia kishte refuzuar ngase nuk ishte lënë komanda e tyre edhe pse ato po montoheshin në territorin e tyre dhe ajo është vendi i dytë më i madh anëtar i NATO-s. Shumë analistë atëbotë mendonin se kjo kërkesë e NATO-s, ishte që të vendoseshin raketat si mundësi edhe e frenimit të Turqisë në ndonjë aksion ushtarak ndaj ndonjë vendi në rajon apo më gjerë. Tashmë u gjetën pretekse ndërkombëtare dhe ato u vendosën.

Artikulli paraprakJa si duket një ari i uritur VIDEO
Artikulli vijuesThe Guardian rendit Shqipërinë si destinacionin e dytë turistik në vitin 2013