Ja si ta zvogelojme stomakun

Studiuesit sugjerojnë se për të pasur një trup fizik të bukur dhe për të poseduar shëndet të mirë të stomakut, rekomandohet t’i ndiqni këshillat e mëposhtme.

Mjekët janë të mendimit se është më mirë të hahet nga pak dhe shpesh.

Mos hani para gjumit, pasi që kjo e lodh stomakun;

Hani minimum 3-4 orë para gjumit;

Hani me kafshata të vogla, për t’u përtypur dhe tretur më mirë;

Mos hani në këmbë apo shpejt;

Mos hani ushqime të nxehta apo shumë të ftohta;

Mos u shtrini menjëherë pas ushqimit;

Mos bëni ushtrime gjimnastikore pas ushqimit;

Ushqimet me kafeinë (kafeja, kola, çaji) nuk ju bëjnë mirë;

Ushqimet apo pijet me aciditet (p.sh. lëng portokalli) hollojini me ujë;

Mos përdorni alkool dhe cigare;

Mos përdorni të skuqurat;

Mos e përdorni shumë qepën;

Mos përdorni shumë çokollatën./PA

Artikulli paraprakGaz lotsjellës për shpërndarjen e protestës në Ankara
Artikulli vijuesKura popullore për dhëmbë të shëndetshëm dhe frymëmarrje të këndshme