Me siguri se keni dëgjuar se të mbushësh baterinë e iPhone gjatë gjithë natës nuk i bënë mirë asaj. Sipas “Battery University”, një ueb-faqe që drejtohet nga kompania “Cadex”, të karikosh telefonin tuaj derisa ai të mbushet plot, e mban atë në gjendje të lartë tensioni, e cila shpenzon kiminë e brendshme dhe i bën dëme të pariparueshme.
Por, ju këshillojmë ta injoroni këtë këshillë… Në një përgjigje brilante “Quora” (ueb-faqe për pyetje-përgjigje), autori teknologjik, Jesse Hollington, tregon për gjithçka që duhet të dini në lidhje me funksionimin e baterisë së telefonit tuaj: “Të mbushësh iPhone-in tuaj gjatë natës nuk do t’i bëj dëm aspak”.
“Të mbushësh iPhone-in tuaj deri në 90% nuk do ta dëmtojë fare baterinë. Thjesht, është e pamundur të mbushet më tepër se sa lejohet iPhone apo ndonjë pajisje tjetër moderne elektronike”,- thotë ai.
“Çdo pajisje që përmban bateri litium jon apo litium Polimer duhet të përmbajë një cikël mbushës që ndërpret rrymën e mbushjes kur bateria arrin në 100%”, shton ai.
Me fjalë tjera, bateria e telefonit tuaj është po aq e mençur sa edhe vet telefoni. Apple, Samsung dhe të gjitha top-kompanitë teknologjike – pra të gjitha ato kompani që bateritë e pajisjeve të tyre kanë për bazë litiumin – përdorin këtë praktikë.
Për më tepër, autori flet edhe për numrin e limituar të rimbushjes së këtyre baterive. “Bateritë litium jon kanë numër të limituar të “cikleve të rimbushjes” (rreth 500 në rastin e iPhone). Termi “cikli i rimbushjes” i referohet rimbushjes së plotë të baterisë, ndërsa rimbushja e pjesshme shfrytëzon vetëm një pjesë të atij cikli.
“Thënë ndryshe, çdo herë që rimbushni një iPhone nga 90%, atëherë ju keni shfrytëzuar 1/10 e atij cikli, apo 10% e ciklit të plotë rimbushës. Megjithatë, nëse qëllimisht e shpenzoni baterinë në zero dhe më pas e rimbushni atë, në vend se ta rimbushni vetëm për aq sa ka nevojë, atëherë po e shfrytëzoni kot ciklin e plotë të rimbushjes. Normal, nëse e harxhoni baterinë e iPhone-it duke punuar me të, atëherë gjithçka është në rregull, por nuk ka nevojë ta harxhoni atë deri në 0% për ta rimbushur sepse në këtë mënyrë ju ja keni shkurtuar jetëgjatësinë baterisë”, ka theksuar Hollington.