Ja vlen te lexohet – Kjo është drejtësia e Allahut…!!?

Musai a.s. e pyeti Allahun e Madhërishëm, duke i thënë: “O Zot, më trego si është drejtësia jote?
Allahu i Madhërishëm i tha: “O Musa, shko te kroi (burimi i ujit) dhe vetëm përcjell se çfarë do të ndodh atje!”

Dhe Musai a.s. shkoi, qëndronte larg kroit dhe po përcillte se çfarë do të ndodhë atje.
Pas pak erdhi një ushtar me kalin e tij. Ai piu ujë nga burimi, por një qese me lira që e kishte me vete e harroi aty! Dhe pastaj kalorësi shkoi.
Pas tij, aty erdhi një fëmijë, edhe ai piu ujë. Fëmija e gjeti qesen me lira aty, andaj e mori dhe shkoi!
Më vonë, aty erdhi një plak i moshuar. Edhe ai piu ujë dhe u ulë pranë burimit për të pushuar, sepse ishte i lodhur mjaft.

Kur kalorësi e merr vesh se e kishte harruar qesen me lira, u kthye përsëri te burimi i ujit për ta marrë. Mirëpo, nuk e gjeti aty. Atëherë e pyeti plakun se ku është qeseja e tij me lira?
Plaku u përgjigj se din asgjë në lidhje me lirat.
Atëherë kalorësi, i bindur se ja kishte marrë plaku lirat, e goditi plakun me shpatë dhe e la të vdekur në vend!

Ato momente, Musai a.s. i cili po i përcillte këto ngjarje tha në vete: Allah, Allah! Tjetër kush i mori lirat, ndërsa plaku u mbyt pa faj! Çfarë drejtësie është kjo, o Zoti im!?
Allahu i Madhërishëm ju përgjigj Musait a.s.:
“O Musa, plaku që mbeti i vdekur aty pa faj, ai ishte vrasës i babait të kalorësit, ndërsa fëmija që i mori lirat, ato i takonin atij, sepse lirat ishin të babait të tij, por kalorësi ia kishte vjedhur babait të fëmijës! Ja, o Musa, çdo gjë u kthye në vendin e vet! Kjo është drejtësia Ime!”
Andaj nuk duhet të paragjykojmë për asgjë, sepse nuk e dimë atë që është e fshehtë!

Artikulli paraprakBallistat duke falë namaz në stadium (FOTO)
Artikulli vijuesCila erdhi e para, pula apo veza?