Jabllanoviq demanton Tahirin: S’ka shpërbërje të “Civilna Zastita”

Prefekti i Leposaviqit, Dragan Jablanoviq ka deklaruar se në Bruksel nuk është arritur marrëveshja për shpërbërjen e Civilne Zastita, siç ka njoftuar dje Qeveri e Kosovës.
“Prishtina e kërkon këtë sepse ka pasqyrë të gabuar për Civilna zashtiten (Mbrojtja Civile) pasi ajo është formacion i paarmatosur dhe as që ka qenë ndonjë herë e armatosur”, ka thënë Jablanoviq, transmeton B92, përcjell Koha.net.
 
Ministrja për dialog, Edita Tahiri dje ka deklaruar se është arritur marrëveshja për shpërbërjen e ‘Civilna Zastita’. Ky formacion ekziston në komunat serbe të veriut.
 
Siç është kumtuar dje nga Qeveria e Kosovës, marrëveshja që e kanë nënshkruar Prishtina, Beogradi e BE, vetëkupton shpërbërjen e ‘Civilna Zastita’ nga veriu Kosovës dhe integrimin pjesëtarëve të saj në institucionet të Kosovës.
 
“Sa e di unë, më herët ishte arritur marrëveshja se ekziston një numër i caktuar i pjesëtarëve të Civilna Zastitas, por pala jonë kishte kërkuar një numër shtesë prandaj rrëfimi për shpërbërje më duket i pamundshëm”, ka thënë Jablanoviq.
Artikulli paraprakImplantet e dhëmbëve, kush mund t’i realizojë
Artikulli vijuesE pabesueshme! Deveja qesh si njerëzit