Në një prononcim për Agjencinë e Lajmeve “Zhurnal”, sekretari i Përgjithshëm në Bashkësinë Fetare Islame të Maqedonisë, Irsal Jakupi deklaroi se Haxhinjtë e Maqedonisë që gjenden në Arabinë Saudite janë shëndoshë e mirë.
“Haxhinjtë tonë që udhëtuan me autobusa prej Maqedonie gjithë gjenden në Medine, kurse fatkeqësia ndodhi në Mekke. Allahu i mëshiroftë ata të cilët ndërruan jetë në këtë fatkeqësi” deklaroi për “Zhurnal”, përgjegjës i Haxhit 2015 për të gjithë haxhinjtë e Maqedonisë Irsal Jakupi – Sekretar i Përgjithshëm i BFI në RM.