Malajzia dhe Australia thonë se edhe dy copëza të tjera janë zbuluar në Afrikë të Jugut dhe Ishullin Rodrigues, të cilat “me siguri” janë pjesë të aeroplanit që u zhduk në mënyrë misterioze para dy vitesh, me 239 njerëz në bord, njofton REL.
Njoftimi nënkupton se deri tani janë zbuluar pesë copëza gjithsej nga fluturimi i Malaysian Airline 370, në lokacione të ndryshme përgjatë Oqeanit Indian, që nga zhdukja e këtij aeroplani më 8 mars, 2014, përderisa ai po fluturonte nga Kuala Lampuri në drejtim të Pekinit.
Në muajin mars, hetuesit konfirmuan se janë gjetur dy copëza në bregdetin e Mozambikut, për të cilat thuhet se me siguri janë nga ai aeroplan. Vitin e kaluar, një pjesë e krahut të aeroplanit është gjetur në “Ishullin e Bashkuar” të Francës.
Një nga copëzat e reja, të gjetura në Afrikë të Jugut, është pjesë e motorit të avionit, që mendohet të jetë e Malaysian Airline.
Pjesa tjetër e gjetur në Ishullin Rodrigues është një copë dekorative nga një “tavolinë pune” në pjesën kryesore të kabinës së aeroplanit, e cila nuk përdoret nga ndonjë konsumator tjetër i Boeing 777, përveç Malaysian Airlines.