Rivarrimi i viktimave të identifikuara do të bëhet më 11 korrik në 20-vjetorin e masakrës së Srebrenicës
Edhe pse nga Lufta e Bosnjes që u jetua mes viteve 1992-95 kanë kaluar 20 vite ende nuk kanë përfunduar punimet e identifikimit të viktimave të kësaj masakre.
Instituti për Gjetjen e të Zhdukurve i formuar në qytetin Tuzla të Bosnje-Hercegovinës për të identifikuar viktimat e të masakruarve gjatë luftës, njoftoi se është zbuluar identiteti i 46 viktimave të tjerë.
Zëdhënësja e këtij instituti, Lejla Xhengi ka thënë se 46 viktimat e fundit janë gjetur në varreza masive.
Ajo gjithashtu tha se janë identifikuar gjithsej 160 mbetje mortore të viktimave të dala nga këto varreza, por rivarrimi i tyre nuk mund të bëhet pasi ende nuk janë gjetur të gjitha kockat e tyre.
Bëhet e ditur se në varrezat e dëshmorëve në Potoçari do të bëhet rihapja e varreve të 1 mijë dëshmorëve pasi janë gjetur edhe kockat tjera të tyre.
Gjatë Luftës së Bosnjës forcat serbe kanë masakruar rreth 8 mijë myslimanë boshnjak në zonën e Srebrenicës, e cila ishte shpallur nga OKB-ja si zonë e sigurt.
Instituti për Gjetjen e të Zhdukurve gjithashtu bëri të ditur se aktualisht rreth 8 mijë e 400 persona ende rezultojnë të zhdukur që prej Luftës së Bosnjës e këtej. kohaislame