Maqedoni, zbulohet një rrjet ndërkombëtar i drogës

Ky rrjet po planifikonte t’i transportoj në shtetin zviceran rreth 143 kilogram marihuanë, mirëpo ishte deskonsipruar nga policia maqedonase e cila arrestoi gjashtë persona.

Policia e Maqedonisë ka asgjësuar një rrjet të trafikimit ndërkombëtarë të drogës, që destinacion e kishte Zvicrën.

Ky rrjet po planifikonte t’i transportoj në shtetin zviceran rreth 143 kilogram marihuanë, ishte deskonsipruar në Maqedoni ku edhe janë arrestuar gjashtë qytetarë.

 
Autoritetet policore në Shkup thanë se janë konfiskuar 143 kilogramë e.726 gramë marihuanë dhe 700 gram një pluhur i panjohur që shërben përzierjen e heroinës. Marihuana ishte nisur nga Shqipëria, ndërsa nëpërmjet Maqedonisë do të përfundonte në Zvicër.
 
Në këtë aksion policor janë arrestuar gjashtë shtetas të Maqedonisë, ndërsa një tjetër i dyshuar nuk është kapur ende, ka informuar mediat sot në Shkup, ministrja e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska.
 
Nga punonjësit e policisë në rrugë “Alia Avdovic” në Cento, sipas saj, u ndaluan dy automjete të cilat drjetoheshin nga dy qytetar të Shkupit të moshës 30 dhe 37 vjet, ku janë kontrolluar personat dhe automjetet e tyre.
 
“Pas kontrollit të dy automjeteve janë gjetur 98 pako të mbushura, që pas analizave më titjeshme treguan se bëhet fjalë për marihuanë me një peshë të përgjithshme prej 143 kg dhe 726 gram. Marihuana e kapur kishte destinacion tregun e Zvicrës, ku me çmimin e atjeshën  do të arrinte vlerën reth 600.000 euro” u tha në Shkup.
 
Sipas të dhënave të tanishme të dy personat janë pjesë e një grupi më të madh kriminal të përfshirë në aktivitete kriminale në trafikimin e marihuanës dhe heroinë.“Ndaj anëtarët të grupit kriminal pason ndjekja penale në lidhje me aktivitetet e tyre kriminale“, thotë ministrja Jankullovska.
 
Në kuadër të procesit hetimor janë kryer kërkimet në shtëpitë e dy personave nga Shkupi të moshës 40 dhe 53 vjet. Gjatë kontrollit të shtëpisë së një personi të vjetër 40 vjeçar u gjeten rreth 700 gram pluhur për përzierjen me heroinë.kohaislame
 
Artikulli paraprakJanë identifikuar edhe i 46 viktimave të tjera të masakrës së Srebrenicës të kryer nga serbët
Artikulli vijuesBiznesmeni që mbylli 100 vende pune në Kosovë dhe shkoi në Bullgari: Ja rrëfimi i tij!