LaCie d2 me USB 3.0 dhe Thunderbolt

LaCie ka prezantuar versionin e ri të diskut të vet më të shitur – modelit d2. Disku i ri lidhet në kompjuter përmes Thunderbolt, por edhe përmes USB 3.0 shumë më të përhapur.Sipas pohimeve të prodhuesit, shpejtësia e bartjes së të dhënave në këtë disk shkon deri 180 MB/s, natyrisht nëse shfrytëzohet interfejsi adekuat.

Disku është kompatibil edhe me lidhjet USB 2.0, por në këtë rast shpejtësitë ulen dukshëm. Vjen me shtëpizë alumini, e cila njëherësh është edhe ftohës pasiv (pa ventilator), ndërsa liferohet me kabllo për USB, si dhe Thunderbolt. Dizajnin e shtëpizave LaCie tashmë tradicionalisht e nënshkruan Neil Poulton.

Në tregun amerikan pritet të kushtojë 300 dollarë për versionin me 3 TB, përkatësisht 400 dollarë për atë me 4 TB./koha/kohaislame

Artikulli paraprakNielsen: Mediat sociale marrin pjesën më të madhe të kohës në ueb
Artikulli vijuesZilia – shkatërroje para se të të shkatërrojë