Jashari: Sami Lushtaku babain tim dhe mixhën tim i ka sabotuar duke ikur në vitin 1998

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në një konferencë për media ka folur rreth dështimeve të seancës së planifikuar të mbahet gjatë javës së kaluar.

Jashari nuk ka lënë pa akuzuar ish-kryetarin Sami Lushtakun se nuk befasohet për sabotimin që po tenton t’i bëj, pasi sipas tij ai kishte ikur në Gjermani edhe në vitin 1998.

“Se mu tenton mem sabotu Sami Lushtaku, nuk më befason aspak, sepse Sami Lushtaku edhe babain tim dhe mixhën tim i ka sabotuar duke ikur në vitin 1998 në Gjermani dhe është po ai i njejti Sami”, ka thënë ai.

Artikulli paraprakPas Greqisë, edhe Holanda vendos kushte për votën në BE
Artikulli vijuesKosovarit i vidhet vetura në garazh derisa po flinte (Foto)