Arabia saudite po ndërton qytetin e së ardhmes me buxhet 500 miliardë dollarësh

Në tetor të 2017, pesë nga njërëzit më të pasur në botë u ulën pranë njëri tjetrit në kryeqytetin e Arabisë Saudite Riyadh dhe me entuziazëm fëmijësh folën për një ëndërr: ndërtimin e Neom./Kumti.com

Ata ishin në skenë në edicionin e parë të Future Investment Initiative, një event qe mbledh lidere në biznës nga e gjithe bota për të eksploruar mundesi të reja ekonomike për një shtët qe ka aspirata të mos jetë i varur nga nafta tëksa përmbush programin “Vision 2030”.

Neom do të jetë manifestimi me i madh i atij vizioni. Një qytët i të ardhmës, ashtu siç bota nuk e ka përjetuar më parë, përveç se mbase në libra apo filma fiktiv. Do të ndërtohet nga hici në një sipërfaqe prej 16,000 km2 të një toke të paprekur në veriperëndim të Arabise Sauditë, duke përfshire territor nga kufinjtë e Egjiptit dhe Jordanisë.

Do të jetë një zonë autonome, me regullat dhe normat shoqerore të saj, e krijuar specifikisht për të qenë në sherbim të progresit ekonomik dhe mireqenies se qytëtareve të saj, me shpresen për të tërhequr talentë nga e gjithe bota duke e bërë Neom një pikë për tregti, inovacion dhe kreativitet.

Teksa ambicia për këtë projekt urban mund të jetë e paprecedentë për këtë shekull, nevoja për të është mëse e qartë. Me rënien e cmimit të naftës dhe kërkesës për të, si dhe pamjaftueshmëria e mundësive të investimit në atdhe, Arabia Saudite po kërkon për vendin e saj në të ardhmen.

Një nga shtyllat e kësaj nisme është shfrytëzimi i një burimi natyror qe aty gjendet me bollëk: dielli. Siç tha gjatë panelit edhe Masayoshi Son, CEO i SoftBank Group Corp. i Japonisë:

“Vetëm 3% e tokës se Arabise Sauditë mund të prodhoje mbi 50% të elektricitetit të botës, me teknologjinë e sotme të energjise diellore (gjë që është ende në zhvillim.)”

Neom nuk do të jetë vetëm një test për mega-qytet me zero energji (me një përmasë sa 33 herë New York), por do të jape mundësi me bollëk për punësim dhe investime brenda Arabise Saudite, duke tërhequr paranë vendase dhe të huaj në arkat e shtetit. Vizioni i qytetit është që të zhvillojë këto nëntë sektore ekonomike, duke përfshirë energjinë dhe ujin, bioteknologjinë, ushqimin, dhe fabrikimin e avancuar./Kumti.com

Artikulli paraprakScot Peck, autori i “Rruga e cila rrallë ndiqet” mbi shpirtin, fenë dhe Zotin
Artikulli vijuesKëto janë urat më të veçanta në botë