Jemenasi letrën e Pejgamberit a.s. dërguar Herakleut e shet për 41 milion dollarë

Një person me prejardhje nga Jemeni, i cili momentalisht jeton në Katar, ofroi në shitje letrën e Muhammedit a.s. drejtuar imperatorit romak Herakleut, i cili, siç qëndron në ofertë, e vjetër një mijë e katërqind vjet, thotë se letra është e vulosur me vulën e Pejgamberit a.s.

Fotot e disa letrave të vjetra të Pejgamberit a.s.

Si argument për sinqeritetin e tij sjell analizën e të njëjtit të cilën e ka bërë agjencia gjermane me renome për analiza laboratorike.

Në deklaratë për “Islam-online.net”, Hassan Keshm tha: “Kërkimet të cilët janë bërë në laboratorët e specializuar gjerman tregojnë se bëhet fjalë për “ekzemplar autentik”. Krahas ekspertëve gjerman në këtë lami, “letrën” patën rast ta verifikojnë edhe ekspertët egjiptian.

Ai theksoi se është “pronari i parë i letrës” dhe se familja e tij këtë letër e ka ruajtur dhe e ka përcjell nga gjenerata në gjeneratë, deri më sot, si “pasuri me vlera të mëdha të kulturës islame”.

Qëllimi i tij që këtë letër ta shes për një çmim të tillë është se ai dëshiron të tregon rëndësinë e kësaj letre, e cila dëshmon “tolerancën e madhe të Muhammedit a.s. ndaj sundimtarëve të shteteve përreth”.

Ndërsa qëllimi kryesor i këtij “shitësi” është që kjo letër, në të ardhmen, të jetë pjesë e ndonjë muzeu “arab apo islam”, por edhe shtoi: “Nëse konsultimet rreth shitjes dështojnë me palën muslimane, do të jem i detyruar që këtë “eksponat” t’ia ofroj në ankandin për shitjen e shkrimeve, akuizicioneve dhe antikiteteve në Londër”.

Ai thotë se nuk do të pranoj shumën më të vogël se 150 milion rial (41 milion dollar) për “letrën”, duke shtuar se për blerjen e saj veç janë të interesuar disa blerës nga Katari dhe Jordani.

Artikulli paraprakPrifti Rus Vladislav Sohim pranon Islamin !
Artikulli vijuesCharles Saint-Prot: “Islami është mundësia e fundit për njerëzimin