Prifti Rus Vladislav Sohim pranon Islamin !

“Islami është feja e vetme e drejtë”

Vladislav Sohim me vite të tëra ishte prift në Kishën Ortodokse Ruse. Gjatë kërkimit të së vërtetës ai u ndriçua nga rrezet e udhëzimit të All-llahut të Gjithëmëshirshëm dhe u bind se besimi i shpallur nga Isai a.s tani i korrespondon vetëm feja Islame.
Intervistë me Vladislav Sohin, ish-prift ortodoks rus i cili ka pranuar Islamin. 

Ju keni qenë një prift ortodoks me vite të tëra, cila ishte arsye që ju e braktisët krishterimin? 

Unë hyra në shërbim të kishës me vetëdije sepse si fëmijë jam larë më ujin e shenjtë. Fillova të hulumtoj disa çështje siç është feja apo më mirë të them isha kureshtar të dija se pse njerëzit duhet të besojnë dhe pse rusët janë ortodoks. Dhe natyrisht u orientova të studioj shkencat religjioze. Pasi e përfundova shkollën e mesme religjioze unë fillova të ndjekja ligjëratat në “Akademinë e Religjionit” të cilën më vonë e mbarova. Unë studiova religjionin 4 vjet në Universitetin Shtetëror të Kursk-it. Gjatë gjithë kësaj kohe hulumtova realitetin. Gjatë shërbimit tim gjashtë vjeçar si prift ortodoks në kishë kam vërejtur shumë dukuri të mira, po edhe aq dukuri të këqija. Por unë isha i bindur se nuk mund kontrollonte asnjë forcë nga jashtë njeriun ngase në çdo vend ka njerëz dhe si pasojë e dobësisë së tyre të këqijat i shoqërojnë njerëzit. Kur këto dukuri negative reklamohen edhe nëpër media ato normalisht shumëfishohen. Edhe pse feja sado që ka ndikim te jashtëm, megjithatë ajo është një produkt i njeriut. Por me kohe mua filluan te me shqetësonin disa telashe dogmatike të perëndimit. Disa vite punova në shkollën fetare të Kursk-it. Aty ligjëroja për historinë e Kishave Katolike. Pasi që hulumtova historinë dogmatike të kishave mua më filluan të më shtohen problemet lidhur me besimin. 
Librat, nga të cilët ligjëroheshin në shkollat ortodokse, nuk më zgjidhën problemet e mia. Dhe unë arrita në një përfundim të ndashëm nga të tjerët. I vetmi besim që njeriu mund të zgjedh për vetë është të besoj në Allahun një, ndërsa besimet tjera po besoj se janë krijuar më vonë. 

Pra arsyeja që jeni larguar nga krishterimi është se besimi në Bibël nuk manifeston besimin e pastër monoteist? 

Unë pata filluar të studioja librat e shenjtë. Dhe vërejta se në përmbajtjen e Dhiatës së Re ka konfrontime të ndryshme. Por fatkeqësisht krishterët i kanë mësuar këto dhe kanë besuar në ato. Ata mendojnë se këto shkrime janë të mbrojtura dhe mu këto shkrime manifestojnë realitetin Por megjithë pretendimet e krishterëve studimet moderne dëshmojnë se ka pasur ndërhyrje tek libri i shenjtë. Dhiata e Re nuk ka vetëm një transmetues dhe ka versione të ndryshme që nuk janë të pranuara. Shembull, Libri i Paulit nuk ka qenë i pranueshëm ngase ai ka pasur polemika me Shën Peterin dhe Peteri nuk ka pranuar bindjen kristiane të Paulit. Por çuditërisht pastaj versioni i Paulit u bë doktrinë zyrtare në kishat kristiane. 

Si u bindët se tevhidi i vërtetë është në Islam?

Për herë të parë kur u njoftova me literaturën Islame mendova se shkrimet janë të gabuara dhe nuk kuptova se çka gjejnë njerëzit në këtë fe. Unë jam i lindur në Kursk dhe një pjesë të madhe të jetës time e kam kaluar aty. Në qytet nuk kishte xhamia dhe unë kur nuk kisha takuar ndonjë musliaman. Kështu që fillimisht kur studioja në teologji kisha lexuar libra për njohuritë e përgjithshme të fesë Islame. Por pastaj fillova të udhëtoj dhe vendi i parë musliman që vizitova ishte Irani. U habita se si njerëzit këtu janë duke jetuar një jetë kaq të pastër. Nuk kishte as narkotikë e as alkool. Pastaj, pasi që komunikova me njerëzit dhe kuptova besimin e tyre, vizitova edhe vendet tjera muslimane, lexova Kuranin dhe fillova të studioj Islamin thellësisht. Njëkohësisht kisha rastin të shkëmbej letra me dijetar të ndryshëm musliman dhe të pyesja për çështjet që më interesonin. Dhe pastaj u binda se Islami është fe e vetme e vërtetë që bart mesazhin e pastër të monoteizmit. Padyshim gjatë kësaj faze të observimit vërejta edhe anët negative po edhe ato pozitive të muslimanëve. Pas luftës vizitova edhe Kosovën për të observuar se si jetojnë muslimanët. Vizitova shumë vende dhe tubova shume material. Vërejta që ka njerëz që e përdorin edhe fenë për të realizuar qëllimet e tyre poltike. 

Si reaguan ortodoksët që i keni afër për konvertimin tuaj në Islam? 

Padyshim ata u munduan të më bindin se kam gabim, të më “shërojnë” dhe të më “shpëtojnë”… Por përgjithësisht mund të them këtë, shokët e mi dinin se unë hulumtoja Islamin një kohë, por asnjëri nuk mori për seriozisht këtë dhe ata tallenin me mua. Pasi dëgjuan vendimin tim ata u habitën shumë. “Më nuk jam prift ortodoks i kishës ruse dhe pas një studimi natyral dhe objektiv mora vendim të pranoj Islamin’ i kumtova atyre. Ata reaguan shumë ashpër. “Çka do që bën është në rregull por vetëm Islamin mos e prano” rezistonin ata. Por njeriu nuk mund të jetoj pa besim fetar, sepse besimi është arsye e ekzistencës sonë. Pranimi i Islamit nga ana ime nuk është konvertim nga një fe në një fe tjetër, por është thjesht një rikthim në Akiden monoteiste. 

Si reagoi familja juaj në vendimin tuaj? 

Padyshim se u habitën shumë, sepse ne të gjithë jemi lindur në Rusi dhe këtu sundon familja ortodokse. Normalisht familja e një priftit duhet të ruajmë më shumë ortodoksizmin, por kur thellohesh në studim dhe arrin në solucion e duhur atëherë besimi është i lirë dhe çdo njeri e ka rrugën e tij. Natyrisht familja ime kur dëgjuan se kam pranuar Islamin, nuk mirëpritën dhe fillimisht deklaruan se kjo është një akt armiqësor. Por besoj koha është ilaçi i gjithë problemeve. Kalimit tim në Islam reaguan ashpër njerëz krishterë që kryesisht nuk lexojnë Biblën, por çuditërisht edhe ata që nuk besojnë në Zot reaguan negativisht kur dëgjuan se një rus ka pranuar Islamin” Si mund të ndodh ne gjithë jemi ortodoks” këmbëngulnin ata . Njerëz të tillë kanë paragjykime ndaj Islamit dhe shkaku i këtyre paragjykimeve janë mediat të cilët servojnë Islamin si “fe e terrorit dhe e dhunës”, por Islami është fe e paqes dhe e adhurimit të Zotit të Madhërishëm. Inshallah njerëzit fillojnë të mësohen gradualisht me gjendjen time. Njerëzit këtu pretendojnë se Islami është fe e arabëve dhe tatarëve, atëherë edhe ne me një logjikë të njëjtë mund të pretendojmë se Krishterimi është fe e grekëve dhe hebrejëve. Atëherë feja e vetme e vërtetë për Rusinë do të ishte feja ruse. Unë besoj se feja është globale dhe arabët, grekët dhe rusët nuk kanë fe të veçantë për veten e tyre. Feja është vetëm të besosh se në Allahun një dhe nëse dikush lind në Rusi nuk do të thotë se ai duhet të jetë ortodoks. 

Çfarë botëkuptimi kanë ortodoksët rus mbi Islamin? 

Në mes të shumë lutjeve të krishterëve ortodoks është edhe lutja për tu mbrojtur nga mallkimi i ‘muhammedanve’. Unë mendoj se kjo sqaron gjithçka ngase në ortodoksizëm Islami konsiderohet si pabesim ngase mohohen bazamentet e ortodoksizmit siç janë shenjtëria e “Merjemes” dhe zotësia e “Isait”, të cilët përbëjnë dogmat themelore të kësaj feje. Nëse një ortodoks ka lindur në një vend ku jetojnë shumicë musliman atëherë ai do të ketë marrëdhënie normale me muslimanët. Ndërsa kur një rus e pranon Islami normalisht kundër tij tregohen sjelljet armiqësore. Si të mos ndodh kjo kur fatkeqësisht as mediat e as grupet e tjera nuk reflektojnë mendime pozitive ndaj Islamit. 

Cilat janë të metat edukative të kishës ortodokse ruse? 

Fillimisht vetë priftëria është problem, ne kur analizojmë mund të mendojmë se prifti është një udhëheqës i cili lutet para njerëzve. Në kohët e mëhershme priftërit kthenin fytyrat e tyre kah njerëzit dhe bënin lutje së bashku para Zotit, ndërsa tani prifëtrit ia kthen njerëzve shpinën dhe fshihen pas mureve duke qëndruar shumë larg njerëzve. Të metat e tilla janë të shumta, shembull një nxënës që edukohet në shkollat fetar i thuhet se “Pesë librat” i shkroi Musai a.s. ndërsa thirrjen për tek hebrejët e shkroi Pauli shenjtë. 
Pasi të kalohet në nivelin akademik thuhet se përmbajtje e pesë librave janë shkruar më vonë, pastaj hebrejët e humbën Tevratin dhe atë e memorizuan ne mendjet e tyre. Janë shumë gjera që janë në kundërshtim me vete burimet biblike. Në njërën libër thuhet se Allahu fillimisht i krijoi shtazët e pastaj njerëzit, ndërsa në pjesën tjetër thuhet se fillimisht u krijuan njerëzit e pastaj shtazët. Dërgimi i Paulit tek hebrejët është pranueshme nga shumë njerëz në botën krishtere, ndërsa tani është vërtetuar se nuk qëndron puna ashtu. Neve thjesht na thuhej kështu ” Po kjo ka ndodhur ashtu, por mos e cekni ju këtë gjatë lutjeve sepse mund të përgënjeshtroheni nga pjesëmarrësit e ceremonive”. Kjo është një shembull i thjeshtë dhe në tërë Kishën Ortodokse Ruse mund të gjeni standarde të tilla të dyfishta. 

Si është raporti besimtarëve ortodoks me priftërinjët e tyre? 

Priftërinjtë janë shkaktar pse janë besimtarët në këtë gjendje të rëndë. Edhe pse është në kundërshtim me parimet e krishterimit sërish tek ne ekzistojnë priftë që i shkelin parimet krishtere. Vazhdimi i aplikimeve të ritualeve të kota dhe injorante i konvenon shumë priftërinjve. Disa njerëz që i vizitojnë kishat janë njerëz që nuk kanë lexuar librat e shenjta dhe botëkuptimet e tyre janë të njëjtë me disa parime moderne, ata kërkojnë të vërtetën në rrugë shumë të çuditshme, ata kërkojnë qetësinë në mrekullia dhe në shumicën rasteve priftërinjtë janë shkaktar për këtë. Taktika e lënies së besimtarëve në mosdije është një taktikë e vjetër e zbatuar e cila ende zbatohet nga priftërinjtë që përfitojnë nga kjo situatë. Ne siç dimë në historinë e kishës katolike, askush nuk mund të lexonte Biblën përveç atyre që ishin prift apo ata që përgatiteshin të bëheshin prift, dhe në këtë mënyrë njerëzit mbaheshin nën kontroll. 

Çka ju pëlqen më së shumti në praktikën Islame? 

Fillimisht secili njeri duhet të jetë i vetëdijshëm për njëshmërinë e Krijuesit të Gjithësisë. All-llahu është një dhe në parim kjo është e njëjtë edhe në Krishterizëm. Por një gjë është evidente se në gjitha fetë me kohë po paraqiten përçarjet. Për mua Islami ishte shpëtim nga bindjet e gabuara lidhur me njëshmërinë a All-llahut. Islami është feja ku besohet All-llahu një dhe asnjë njeri apo shtazë nuk është i barabartë me të. Një gjë tjetër që më ngre te Islami është edhe pastërtia në Islam. Fatkeqësisht shumica e krishterëve nuk e kanë këtë veti, një gjë tjetër që e dua në Islam është edhe raporti i muslimanit me trupin e vet, me shëndetin dhe me rrethin e vet ku jeton. Unë e pranoj dhe e mbështes dënimin kapital e paraparë ne drejtën e Sheriatit për ata që përhapin mjetet narkotike. Në botën ku jetojmë sundojnë të metat, veprimet antiligjore dhe paraja. Ne duhet të mbrojmë popullin tonë. Unë mendoj se shpëtimi i Rusisë dhe e gjithë botës është në Islam. Sot bota Islame nëpër media shumë keq pasqyrohet, por unë besoj në pastërtinë dhe shëndetin e njerëzve të botës Islame. Unë mendoj se ata duke e mbrojtur veten e tyre nga dukuritë negative i mbrojnë edhe gjeneratat e reja. Por në Rusi kur del në mbrëmje vëren njerëzit të dehur dhe narkoman nëpër rrugë që bëjnë sjelljet amorale. Të gjitha këto veprime do të sjellin fundin e popullit tonë, ndërsa në këtë aspekt Islami ka një përparësi të madhe. 

Mbi cilat baza mund të zhvillohet dialogu midis muslimanëve dhe krishterëve dhe cilat janë shkaqet e mosmarrëveshjes? 

Dialogu duhet të ndërtohet mbi parimin e besimit në një Allah dhe në forcimin e bazave të shoqërisë. Por gjithnjë do të ketë mosmarrëveshje dhe tribunat ndërfetare nuk mund të zgjidhin këto. Pa dyshim se këto nuk janë gjëra të kota ngase edhe unë jam pjesëmarrës nëpër tubime të ndryshme. Unë kam vërejtur se edhe krishterët kanë përçarje lidhur me disa botëkuptime dogmatike, ngase asnjë palë nuk tërhiqet nga bindjet e veta. Në këto tryeza mund të debatohen edhe për çështjet tjera të botës globale ku mund të dilet me solucione konkrete. Unë nuk mendoj se do të ketë rezultate në negocimin e çështjeve të ndjeshme sepse sipas krishterëve Kur’ani është një burim i cili nuk duhet të shfrytëzohet, ndërsa muslimanët besojnë në saktësinë e tij. Edhe nëse fillojnë palët të sjellin shembuj nga Kurani dhe Bibla edhe atëherë nuk do të ketë marrëveshje. 

Çka ju ka ndikuar juve nga muslimanët e Rusisë në aspektin pozitiv dhe negativ? 

Unë dija paraprakisht se ka gjërat që do të ndikojnë tek unë edhe negativisht. Parimisht kjo është problem i gjitha shoqërive fetare sepse çdo shoqëri fetare ka problemet e tij të brendshme dhe askush nuk mund të ik këtyre problemeve. Një pamje shumë e mirë për mua është ajo kur muslimanët i takojnë vëllezërit e tyre me buzëqeshje. Namazi i cili falet pesë herë tek muslimanët dallon shumë nga lutjet e gjata ortodoksëve. Ngase kur lexoheshin ato lutje ortodokse njerëzit nuk i dëgjonin ato dhe nuk luteshin bashkë me të. Nuk është puna se ata dëshironin të komunikojnë me Allahun por vetëm punë e traditës ngase të dielën apo në ndonjë ditë tjetër shkohet në kishë. Ndërsa gjatë namazit në komunikojmë me Allahun me zemër dhe lutja në Islam paraqet një komunikim normal ditor. Gjatë duasë besimtari shpreh ato që dëshiron të shprehës, nuk është i obliguar që të lexoj diçka që ke shkruar paraprakisht. Krishterët nuk i dinë përkthimet e shumicës së duave që i bëjnë. Më kujtohet kur një prift më tha ” Edhe vetë priftërinjtë, shumica e tyre nuk i dinë mirë përkthimet e lutjeve”. Unë pata bërë nja anketë në mes të priftërinjve të Kursk-it lidhur me këtë temë. Kërkova nga ata të përkthejnë lutjet që i lexojnë gjatë ceremonive dhe shumica i përkthyen gabimisht. Kjo dëshmon se priftërinjtë ortodoks nuk dinë as kuptimin lutjeve që i lexojnë dhe për këtë arsye unë pata propozuar që të përkthehen lutje dhe njerëzit të kuptojnë se çka po thuan. 

Çka ju ka dhuruar juve feja Islame? 

Unë kam shpëtuar nga njerëzit që janë të varfër nga besimi i pastër monoteist, kam shpëtuar nga veshmbathjet e panevojshme dhe nga erërat jo të këndshme. Në një anë tjetër pranimi i Islamin nga ana ime më mundësoi të komunikoj drejtpërdrejt me All-llahun. Më kujtohet kur isha prift, njerëzit që kishin probleme e vinin tek unë, më pyetni se para cilës shenjtore duhet ta ndezi qiri dhe cilën shenjtore duhet ta zgjedh për lutje. Unë i këshilloja ata që të drejtohen drejtpërdrejt Zotit dhe të luten Atij siç i vjen nga zemra. Por ata këmbëngulnin që unë të këshilloj një shenjtore. Pra praktika ortodokse i ka shenjtëruar personalitetet dhe Zotin e ka lënë pas dore. Njerëzit mendojnë se Ikonat bëjnë mrekulli dhe shkojnë pas tyre, kështu që lutjet i drejtojnë këtyre ikonave. Rusët luten edhe profetit Naum, të cilën e konsiderojnë si ndihmëtar i atyre që kërkojnë diturinë. Kësi lloje të shoqërimit të All-llahut janë shumë të përhapur në ortodoksizëm. Për mua është me rëndësi se nuk i drejtohem dikujt tjetër për ndërmjetimin lutjes sime, por unë i lutem Allahut drejtpërdrejtë. Pse mos të drejtohem direkt Allahut unë, si mund të jetë që Allahu të mos më dëgjoj mua drejtpërdrejtë, a mund të jetë diçka e tillë? 

Çka duhet të ofroj Islami botë se cila është shumë larg përkryersisë? 

Evangjelistët pretendojnë se Isa a.s. ka thënë se bota qëndron mbi të këqijat. Edhe pse ka kundërshtime të ashpra, ne duhet të orvatemi të dërgojmë këtë botë në një pozitë më të mirë, me të bukur me të pastër. Ne nuk duhet të jetojmë për nevojat tona ditore por duhet të kontribuojmë në mirëqenin e pasardhësve tanë. Duhet të krijojmë një botë ku nuk do të ketë as dhunime, as amoraliteti e as terrorizmi. Edhe pse ka në botë qarqe të ndryshme që po paraqesin Islamin dhe terrorizmin së bashku, ne duhet të reflektojmë Islamin e pastër të bazuar në tevhidin monoteist. Por nuk duhet të harrojmë se ata që a paraqesin Islami si fe e cila përmban terror janë sionistë dhe propaganduesit pro-amerikan. Terrorizmi i vërtetë është ajo që bën Izraeli në Lindjen e Mesme. Në këtë konflikt padyshim Izraeli është fajtor. Nuk mund të arsyetohet assesi vrasja e popullsisë civile, pleqve, grave dhe fëmijëve. Ndërsa populli palestinez është duke luftuar ligjërisht për tokat e veta dhe për fëmijët e vet.

Artikulli paraprakFRANCK RIBERY NË ISLAM
Artikulli vijuesJemenasi letrën e Pejgamberit a.s. dërguar Herakleut e shet për 41 milion dollarë