​Jep dorëheqje edhe prorektori Nuri Bexheti

Pas rektorit Ibrahim Gashi, ka dhënë dorëheqje edhe Nuri Bexheti, prorektor për mësim i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Përmes një letre dërguar strukturave drejtuese të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Bexheti thotë se këtë vendim e merr me bindjen se kjo do t’i kontribuojë para së gjithash qetësisë në UP dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura

“I ndërgjegjshëm për situatën e krijuar në Universitet dhe duke mos e përjashtuar veten as nga sukseset e as nga dështimet e tij, unë Nuri Bexheti, prorektor për mësimdhënie dhe çështje të studentëve, jap dorëheqjen time të parevokueshme nga kjo pozitë. E marr këtë vendim me bindje se kjo do t’i kontribuojë para së gjithash qetësisë në Universitetin e Prishtinës dhe zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura. Kolegëve që tashmë e kanë marrë mandatin që të qojnë këtë institucion në zgjedhje të reja, iu uroj sukses dhe shpreh bindjen time se Universiteti I Prishtinës do t’i mbijetojë goditjeve më të ulëta që ndonjëherë janë bërë ndaj tij”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Bexhetit.

Artikulli paraprakIbrahim Gashi: jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Rektorit të UP’së
Artikulli vijuesFranca tërheq ushtarët e fundit nga kosova