Një djalosh i thotë babait të tij se e ka parë një vajzë me të cilën dëshiron të martohet, ngase e ka magjepsur bukuria e saj.
Babai u gëzua dhe i tha të birit që ta dërgoj te vajza që ta fejoj për të. Kur shkuan te vajza dhe kur e pa babai, e magjepsi bukuria e saj dhe i tha të birit: – Dëgjo biri im, kjo grua nuk është për ty, ti nuk je i nivelit të saj dhe kësaj i nevojitet dikush që ka përvojë jetësore, dikush sikurse unë!
Djali i hutuar nga fjalët e babait i tha: – Jo, jo! Unë do të martohem me të e jo ti.
Filloi zënka dhe vendosën të shkojnë deri në stacionin policor që ata të gjykojnë dhe gjejnë zgjidhje. Kur policit zyrtar ia treguan ngjarjen ai u tha që ta sjellin vajzën për ta pyetur atë se cilin nga këta të dy e dëshiron për bashkëshort. Vajza erdhi dhe kur polici e pa, e mahniti bukuria dhe sharmi i saj dhe u tha: – Kjo nuk u takon juve! Kjo i takon dikujt që është i famshëm në shoqëri, sikurse unë!
Kështu të tre filluan grindjen dhe vendosën të shkojnë te ministri që ai t’i gjykojë.
Kur ministri e pa vajzën, tha: – Këtë vajzë mund ta martojë vetëm ministri sikurse unë!
Përsëri filloi grindja dhe zgjidhja nuk shihej derisa për këtë rast nuk kuptoi kryetari i shtetit. Kur erdhën tek ai, ai tha: – Unë do t’ua zgjidh problemin, ma sillni vajzën! Kur kryetari e pa vajzën, tha: – Këtë vajzë mund ta martojë vetëm kryetari sikurse unë!
Kështu të gjithë filluan të polemizojnë …
Në këtë vajza u ngrit dhe tha: – Unë kam zgjidhje! Unë do të vrapoj dhe ju më ndiqni pas dhe kush i pari më arrin dhe më kap, jam e tij dhe ai do të martohet me mua!
Dhe vërtet vajza filloi të vrapojë, e pas saj djaloshi, babai, polici, ministri dhe kryetari. Dhe derisa vraponin pas saj, papritmas të pestët ranë në një gropë të thellë.
Vajza u afrua te gropa dhe duke i parë nga lartë i pyeti: – E dini kush jam unë?
Unë jam #dynjaja!
Unë jam ajo pas së cilës vrapojnë dhe garojnë të gjithë njerëzit duke lënë anash fenë e tyre, derisa të shtrihen në varr dhe nuk arrijnë të më posedojnë!
You Might also Like
Një hatme për Enver Hoxhën
Një paradite shtatori të këtij viti njoha në Peshkopi Dritanin, një koleg të mikut tim…
By
11 Min Read
Ja kushtet e Listës Srbska për t'u kthyer në Kuvend
Kushti kryesor që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës është themelimi i Asociacionit serb…
By
1 Min Read
Ujku i mbyt 20 dele dhe i lëndon dhjetë të tjera
Fermerit nga fshati Dobërdol i Podujevës, Bedri Gashi, ujku ia ka mbytur rreth 20 dele…
By
2 Min Read
Merkel do të takojë Trumpin më 14 mars
Zyrtarë në Berlin thanë se kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takojë presidentin e Shteteve…
By
1 Min Read
EDHE KATËR KILOMETRA AUTOSTRADË
Është bërë përurimi i segmentit D4 të autostradës “Ibrahim Rugova”, gjegjësisht segmenti nga Suhareka deri…
By
1 Min Read
Pse refugjatët spo shkojnë në Arabi?
Debati që po bëhet këto ditë, kur tema refugjatëve është bërë trend global është se…
By
2 Min Read
