Jep Dorëheqje Gëzim Kelmendi

Deputeti Gëzim Kelmendi në profilin e tij në facebook ka deklaruar se jep dorëheqje nga Partia e Drejtësisë:

Dorëheqje nga Partia e Drejtësisë,

Të nderuar qytetarë,ju njoftojmë se unë ,
Gëzim Kelmendi- nënkryetar i PD dhe Kryetar i degës së PD në Pejë,
Vehbi Berisha-anëtar i Kryesisë së PD ,
Myhedin Sylqa-anëtar i Kryesisë së PD,
Berat Dajaku-anëtar i Kryesisë së PD dhe Kryetar i degës së PD në Skënderaj,
Nasuf Gashi -Kryetar i degës së PD në Drenas,
dhe komplet degët:
1.Dega e PD në Pejë,
2.Dega e PD në Drenas,
3.Dega e PD në Skënderaj,

japim dorëheqjen ( largohemi) nga të gjitha funksionet në Partinë e Drejtësisë.

Arsyet e dorëheqjes tonë janë të shumta,por nuk janë të panjohura për ju.
Tradhëtia dhe mashtrimi i vazhdueshëm i votuesve të PD në veçanti dhe qytetarëve të Kosovës në përgjithësi,lakmia dhe uria për pushtet,shkelja e parimeve për interesa përsonale dhe për përfitime të ndryshme nga ana e Partisë së Drejtësisë,na bëjnë neve që të largohemi nga Partia e Drejtësisë.

Me respekt,
Gëzim Kelmendi,
Deputet i pavarur i Kuvendit të Kosovës

Artikulli paraprakUshtria e Kosovës do t’i ketë 5000 pjesëtarë aktivë dhe 3000 rezervë
Artikulli vijuesKUJT I PENGON XHAMIA E RE NË ULQIN!?