Rrihet brutalisht një shqiptar në Mitrovicën e Veriut

Persona të panjohur kanë rrahur mbrëmë një shqiptar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, i cili ka theksuar se mbrëmë persona të panjohur kanë rrahur brutalisht një banorë shqiptarë në veri të Mitrovicës, duke pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas Hotit, incidenti ka ndodhur rreth orës 19.00 në lagjen Tre Soliterat, kur një grup personash kanë sulmuar shqiptarin, i cili ka thënë se nuk di motivet e sulmit. (INA)/kohaislame

Artikulli paraprakAssange, në pritje të vendimit të Ekuadorit
Artikulli vijuesA e dëmtojnë shëndetin frekuencat elektromagnetike?