Jep dorëheqje kryetari i komunës së Preshevës

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka dhënë të premten dorëheqje nga ky post, të cilën e ka arsyetuar me ndërprerjen e koalicionit me partinë e Lëvizjes për Veprim Demokratik të Riza Halimit.

Arifi ka akuzuar Halimin se nuk ka respektuar parimet e marrëveshjes së koalicionit, në bazë të të cilit ai ishte bërë kryetar i Komunës së Preshevës.

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi sot ka mbajt një konferencë për medie, duke akuzuar kryetarin e Partisë për Veprim Demokratik Riza Halimin.

Nga ana tjetër, APN ka dalë me një deklaratë për medie ku ka dhënë edhe sqarimet për disa nga akuzat e lëshuara nga PVD ditë më parë.

“Situata politike e krijuar së fundmi, e shkaktuar nga ana e partnerit koalicionar përmes deklaratës qesharake dhe amatoreske të lëshuara nga PVD, deklaratë e cila po tentohet të përdoret për të mbuluar tradhtinë dhe dinakërinë e këtij subjekti politik në aspektin e koalicionit, është e dëmshme dhe e nxitur nga apetite të pastërta për korrupsion dhe keqpërdorime financiare, të cilat kanë qenë të ndaluara gjatë qeverisjes nga APN”, thuhet në këtë deklaratë.

Artikulli paraprakShqipëri, papunësia bie në 14.2 për qind
Artikulli vijuesPolicia: Konfiskuam mbi 2 milionë euro false në Vërmicë