Jeremiç në Egjipt: Aman mos pranoni Kosovën!

Ministri i punëve të jashtme të serbisë po qëndron në vizitë në Egjipt, ku mësohet se në takimin me ministrin e punëve të jashtme të Egjiptit Mohamed Kamel Amr ka kërkuar nga ai që të mos pranojë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Takimi I Jeremiçit në Egjipt është si pasojë e lajmeve të fundit se qeveria Egjiptiane po përgatitet përpërpilimin e draft ligjit me të cilin do të pranojë Kosovën si Republikë të pavarur dhe sovrane. Jeremiç është takuar edhe me sekretarin e e lidhjes Arabe Nabil Elaraby, ku përsëri është përmendur kosova.
Përndryshe më 01. Prill të vitit 2009 presidenti I atëhershëm Egjiptian Hosni Mubarak kishte dhënë garancë Kryeministrit Serb Boris Tadiç që kurrë nuk do të pranojë Kosovën.
Në mars të vitit 2012, komiteti për marëdhënie ndërkombëtare pranë parlamentit Egjiptian (dhoma e ulët e parlamentit) dërgoi një rekomandim deri tek Ministri I punëve të jashtme të Egjiptit Mohamed Kamel Amr, duke kërkuar të njohë pavarësinë e Kosovës. Në rrafshin diplomatik, rasti me shtetin Egjiptian mund të llogaritet si betejë e radhës ku do të maten forcat e diplomacisë së shtetit Kosovarë dhe atij Serb, ngase para vizitës së Jeremiçit, në Egjipt kishte qëndruar Ministri I punëve të Jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj./albtime/kohaislame

Artikulli paraprakSHBA – Android mbi 50%
Artikulli vijuesNë të gjithë botën ka 2.4 milion njerëz të trafikuar