Farina komandant i ri i KFOR-it

Gjenerali italian, Salvatore Farina, prej sot është komandant i Misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR.

Ndërrimi i komandantit u bë gjatë një ceremonie, ku gjenerali gjerman Volker Halbauer ia dorëzoi detyrën gjeneralit italian Salvatore Farina.

Farina, i lindur në vitin 1957, karrierën e tij e ka filluar në vitin 1980, pas përfundimit të akademisë ushtarake.

Në periudhën 1996 – 1999 ai ishte i ngarkuar për planifikim dhe udhëzim të ushtarëve italianë, të cilët kishin dhënë kontribut në operacione të ndryshme paqësore në Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Shqipëri, Timorin Lindor dhe në Kogno.

Gjatë operacioneve në Ballkan ai ishte planifikuesi kryesor për vendosjen e njësive të specializuara shumëkombëshe.kohaislame

Artikulli paraprakPërplasen dy makina, gjashtë persona të lënduar rënë
Artikulli vijuesKosova embargo prodhimeve maqedonase