Jeremiq: Kosova është Serbi

Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq ka thënë se Kosova është pjesë e Serbisë dhe kjo është në kuadër të Kushtetutës dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe se gjatë presidencës së Asamblesë së Përgjithshme do të veprojë konform rregullave të kësaj organizate.

Pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, Jeremiq është pyetur për aspiratat e Kosovës që të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara.
Ai ka thënë se pret që të gjithë akterët ndërkombëtarë të veprojnë konform Kushtetutës së Serbisë dhe Rezolutës 1244.
“Lufta për të mbrojtur integritetin territorial që garantohet me Kushtetutën tonë, politikën tonë, moralin tonë dhe obligimin tonë historik, besoj se edhe në të ardhmen kështu do të vazhdojë. Kosova dhe Metohija është një provincë brenda Serbisë, nën Kushtetutën e Serbisë, sovraniteti i së cilës është konfirmuar me Rezolutën 1244 dhe ne presim që të gjithë ta respektojnë këtë”, ka thënë Jeremiq. /Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprak500 veta kanë konkurruar për 108 vende pune
Artikulli vijuesObama: Siria të mos bëjë “gabim tragjik”