Reagon ashpër Muhamed Murtezi ndaj “bombave” të Vesel Memedit!

Ka reaguar ashpër Muhamed Murtezi pas publikimit  të të ashtuquajturave “bomba” nga ana e Vesel Memedit, në të cilat qartë vërehet thyerja dhe cenimi i privatësisë, në njërën anë, ndërsa në anën tjetër për akuza, siç thotë ai, të pabaza dhe pa fare faktesh.
Lexojeni reagimin e tij në vijim (pa lekturim):

“Vesel Memedin e kam menduar për njeri të mirë, por kisha qenë shumë gabim. Kjo sepse, para syve mundohej të ketë një raport korrekt, e prapa shpine paska ka menduar e vepruar krejt ndryshe. Fytyrën e vërtetë e ka treguar fillimisht para disa javëve, duke gënjyer e shpifur pa vend edhe për emrin dhe personalitetin tim, duke më përfshirë në matematika dhe mjedise ku nuk përkas, vetëm sa për të arsyetuar qëndrimet e veta absurde dhe mosdurimin ndaj dikuj tjetër.
Këtë ligësi po e manifeston edhe sot, duke shkelur mbi privatësinë e njerëzve. Duke plasuar në opionion kinse disa BOMBA që do ta lajnë turpin e tij. Në mesin e tyre, edhe bisedat që unë kam zhvilluar me mikun tim të kahershëm Zenun Ismaili. Madje, ai merr guximin për ta akuzuar këtë të fundit për tradhëti dhe për vendosje në shërbim të një subjekti tjetër politik, kur dihet mirëfilli përkushtimi dhe kontributi i Zenunit në RDK, që atëherë kur Veseli ishte një anonimus në parti dhe në shoqëri! Sa i pacipë dhe miskin po tregohet me këtë rast Vesel Memedi, besoj as ai nuk është në dijeni për momentin. Këtë do ta kuptojë më vonë, por atëherë falje nuk besoj se do të gjejë.
I shkrova këta rreshta, më shumë si një mbështetje dhe kurajë për mikun tim Zenun Ismaili, se sa që kam nevojë unë të merrem me një dëshpërim të madh sikur Vesel Memedi, për fat të keq. Në raport me partinë e tij, ai besoj do të marrë përgjigjen e duhur, nëse jo sot a nesër, një ditë gjithsesi. Ndërsa në lidhje me mua, duhet ta ketë parasysh një gjë: Për akuzat dhe shpifjet e pavend, hallall nuk ia bëj, llogarinë do t’ia kërkoj te Zoti në Ditën e Gjykimit!
‪#‎Me_shkas‬”

Artikulli paraprakShkrimtari shqiptar i himnit turk Ersoy nderohet në Tiranë
Artikulli vijuesImami 21-vjeçar: Nuk llogaritet myslimanllëku në mjekër e pantallona (Foto/Video)