Këtë informacion e konfirmoi sot e përditshmja izraelite “Yedioth Ahronoth” duke specifikuar se “Izraeli pezullon ndërtimin e 1.500 njësive banimi në Har Homa në Jerusalemin Lindor”.
JERUSALEM (AA) – Izraeli ka pezulluar planin e shumë debatuar dhe të diskutuar të zgjerimit të vendbanimeve hebreje në Jerusalemin Lindor, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këtë informacion e konfirmoi sot e përditshmja izraelite “Yedioth Ahronoth” duke specifikuar se “Izraeli pezullon ndërtimin e 1.500 njësive banimi në Har Homa në Jerusalemin Lindor”.
Përveç kësaj, gazeta citon se Ministria e Ndërtimit dhe Banimit ka konfirmuar se takimi në lidhje me ndërtimin e dy vendbanimeve të debatueshme të planifikuar për javën e ardhshme, u pezullua për arsye të panjohura.
Zyrtarët e njoftuar nga afër me planin e ndërtimit të vendbanimit, siç citon “Yedioth Ahronoth”, kanë theksuar se takimi është pezulluar për shkak të “ndjeshmërisë politike”.
Sipas tyre, takimi nuk është miratuar nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu i cili, pavarësisht presionit ndërkombëtar premtoi vazhdimin e ndërtimit të vendbanimeve për hebrenjtë në Jerusalemin Lindor.
E drejta ndërkombëtare konsideron se Izraeli gjatë vitit 1976 ka pushtuar Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor. Në përputhje me këtë, çdo ndërtim i vendbanimit në këtë territor është ilegal.