Jeta në Medine ka një dimension shpirtëror

Për një banues nga Pakistanit në Medine, i cili punon si kameraman në një kompani produkcioni të medias, zgjedhja e tij për të punuar dhe për të qëndruar në Medine  i ka shtuar një aromë të veçantë jetës së tij. Burri, preferon të jetojë në Medine më shumë se në çdo qytet tjetër në botë.

Ahmedi shtoi se njerëzit e Medinës janë zemërmirë dhe kanë sjellje të shkëlqyeshme. E kam zbuluar këtë nga përvoja, ndërveprimi, në shumë segmente të shoqërisë së Arabisë Saudite në Medine, i tha ai Agjencisë Arab World News, ndërsa raporton “mediaelire”.

Ai beson se Medina do të jetë subjekt i formave të ndryshme të zhvillimit në të ardhmen e afërt, duke thënë se Kjo është dëshmuar nga projektet e ndërtimeve të mëdha, aktualisht në rrugë e sipër duke përfshirë rrugët dhe urat, si dhe zgjerimin e punimeve në Xhaminë e Pejgamberit ( el-Mesxhid el-Nebevi),  e cila është konsideruar një ndër projektet më të mëdha në zbatim në Medine, shtoi ai.

Duke shprehur lumturinë e tij duke jetuar në mesin e njerëzve sauditë, ai tha se njerëzit sauditë janë të dashur dhe besnik, dhe kjo është arsyeja pse ju do të gjeni shumë të riatdhesuar këtu duke shijuar jetën e tyre në fusha të ndryshme të Mbretërisë Saudite.

Ai shpjegoi se ai e do jetën në shumë aspekte në Arabinë Saudite, duke përfshirë kuzhinën e Arabisë, sidomos ushqimet e famëshme të Medines. Unë, gjithashtu, i dua veshjet tradicionale të Arabisë Saudite.

Ai shtoi se Medina është e njohur për vendet e saj arkeologjike dhe historike-fetare, të cilat e joshin të banon aty dhe të jeton një jetë më  kuptimplote për të. Ai i emëroi disa nga vendet që ai ndihet i lumtur që aq afër, siç janë Xhamia Kiblatejn, Xhamia Kuba, shtatë xhamitë  historike, fushë-betejat e Profetit Muhammedit (a.s.) si dhe vende të tjera jashtë Medinës të tilla si fushë beteja e Bedrit dhe Madain Saleh në provincën Al-Ula.

Artikulli paraprakFamilja Beqiri me 3 Jetima bëhet me shtepi të re (FOTO+VIDEO)
Artikulli vijuesAtentati ndaj Malcolm X kujt i shërbeu?