Jo gjashtëpikëshit të Banit!

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka mohuar zërat se në dialogun për veriun do të përfshihet edhe gjashtëpikëshi i Ban Ki-moonit, duke thënë se informatat e tilla janë vetëm pjesë e debateve mediale.
Kuçi ka deklaruar se zgjidhja e vetme e pranueshme për veriun do të jetë në kuadër të Kushtetutës aktuale të Republikës së Kosovës.

“Çdo zgjidhje për pjesën veriore do të jetë në kuadër të kushtetutës aktuale të Republikës së Kosovës. Nuk do të ketë zgjidhje tjetër. Çdo ide tjetër dhe spekulim lidhur me veriun është i paqëndrueshëm dhe të njëjtat mund të jenë vetëm pjesë e debateve mediale”, ka thënë Kuçi për RTV21..

Kuçi ka shtuar se Qeverisë së Kosovës askush nuk ia ka vënë në tavolinë një çështje të tillë, duke shtuar se për një plan të tillë është informuar vetëm nga mediat. Ai ndër të tjera ka shtuar se për veriun e vendit nuk do të ketë më kompromise.kohaislame

Artikulli paraprakAutostrada – miti i rremë i Hitlerit
Artikulli vijuesJa 10 arsyet pse Google është e famshme