E pranon ministri Hasani: E kontrollojmë vetëm 5 për qind të naftës

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani e ka pranuar që nafta në Kosovë nuk kontrollohet fare. Ndryshe nga pararendësit e tij, Hasani ka pranuar se vetëm 5 për qind e naftës që hynë Kosovë, kontrollohet nga institucionet përkatëse.

Pjesa tjetër prej 95 për qind hynë pa u verifikuar fare cilësia e saj.

Këto komente ministri Hasani i ka bërë në mbledhjen e fundit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, teksa ka raportuar para deputetëve.

“Sa i përket naftës dhe cilësisë së saj, kemi kërkesë nga ministri Hamza që të ndryshohet vendimi i mëhershëm, por një gjë iu siguroj që do të gjejmë mënyrën dhe formën se si do të punojmë dhe së shpejti do të adresohet kjo çështje, pra do të këtë ndryshim se a do të jetë në trupa inspektuese apo të kthehet në Doganë sepse vetëm 5% të naftës e kontrollojmë”, ka thënë Hasani.

Kjo deklaratë është e para e këtij lloji nga një ministër i Qeverisë së Kosovës, për sektorin e naftës, i cili vazhdimisht është përcjellë me kritika për mungesë cilësie.

Artikulli paraprakBajrami: Qysh Ministria e Inovacionit buxhetin 10 milionë e KIESA 3 milionë?
Artikulli vijuesReshjet e shiut në Shkup, Vardari del nga shtrati