JO NJË 25 KORRIK I DYTË

Sekretari shtetëror në largim në të ashtuquajturën ministri për Kosovën dhe Metohinë, Oliver Ivanoviq ka thënë në një prononcim për mediat serbe se nuk pret që 25 korriku i viti të kaluar të përsëritet sërish.

Ivanoviq është shprehu se edhe Policia e Kosovës e po ashtu edhe institucionet ndërkombëtare e kanë kuptuar që kjo formë e veprimit nuk sjell zgjedhje.

“Veriu mund të definohet nëpërmjet dialogut i cili ka filluar por me pjesëmarrjen e serbëve që jetojnë në atë pjesë. Mendoj se edhe qeveria e re serbe e din se nuk duhet të përsëriten gabimet që janë përsëritur nga qeveria e kaluar”, ka thënë Ivanoviq-, raporton B92.

Sipas tij lidershipi serb ka takuar në vazhdimësi zyrtarët e NATO-s dhe EULEX-it , për t i informuar për pjesën veriore të Kosovës.kohaislame

Artikulli paraprakNË PRITJE PËR IPHONE 5, BIEN SHITJET E APPLE
Artikulli vijuesKA VDEKUR PRESIDENTI I GANËS