Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, e ka quajtur të turpshëm eliminimin e skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve.
Barça fitoi takimin e parë 2 me 1, por u mposht 2 me 0 si mysafir i Atleticos në çerekfinalen e dytë dhe nuk arriti të kualifikohej në mesin e katër ekipeve më të mira sivjet.
“Atletico gjithmonë është shumë kundërshtar i papërshtatshëm. Është turp. Tani duhet të fokusohemi në Kupë dhe Ligë”, ka thënë Alba.