Ka ndërruar jetë dje në gjatë ndeshjes në Shkodër, 55 vjeçari Kadri Shkrela, babai i fizioterapistit të Kombëtares. Në media u tha se shtetasi Kadri Shkrela ishte tifoz nga Kosova që kishte ardhur në Shkodër për të parë ndeshjen Shqipëri- Maqedoni. Sipas Policisë bëhet e ditur fakti se Shkrela ishte banues në Tiranë. Gjithashtu në njoftimin e Policisë thuhet se Shkrela vdiq për shkak të infraktit në zemër, pasi para disa kohësh kishte patologji në zemër
Ndërkohë, burime pranë familjes i thanë dritare.net se ai nuk kishte probleme me zemrën dhe asnjë problem tjetër shëndetësor. Shkrela nuk kishte shkuar pë të parë ndeshjen, por ishte në punë, pasi punonte si magazinier i Kombëtares. Ndërsa djali i tij ishte fizioterapist pranë Kombëtares. Djali i cili ka parë babain t’i vdesë në duar, nuk është në gjendje për të treguar ngjarjen, pasi është në gjendje shoku dhe po mbahet me qetësues. Pas një muaji ai do të martohet. Babë e bir ishin dje bashkë në punë, ndërsa ka ndodhur ngjarja, e cila ështe ende e paqartë, pasi dëshmitarë thonë se ai ka humbur jetën nga kontakti me një shtyllë tensioni gjatë shiut të mbrëmshëm në stadium, ndërsa policia jep variantin që ka pasur një atak kardiak./dritare.net
Ja njoftimi i Policisë:
Më datë 05.09.2016 rreth orës 23:30, jemi njoftuar se në urgjencën e spitalit rajonal Shkodër, ka shkuar i shoqëruar nga familjarët e tij shtetasi Kadri Skrela, 55 vjeç, banues në Tiranë , i cili ka ndërruar jetë. Menjëherë është nisur grupi hetimor për sqarimin e situatës, ku nga deklarimet e familjarëve ka rezultuar se ky shtetas ka qenë në stadium për të parë ndeshjen e futbollit Shqipëri-Maqedoni në Shkodër, dhe pas ndërprerjes së ndeshjes ky shtetas është larguar me familjarët, ku gjatë rrugës ka pasur probleme (patologji) me zemrën.
Pasi është transportuar për në urgjencën e spitalit rajonal Shkodër, aty ka ndërruar jetë. Nga rezultati paraprak i ekspertizës mjekoligjore, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar dëmtime të tjera, dhe vdekja dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë e një infrakti në zemër pasi ky shtetas para disa kohesh kishte patologji në zemër.
Si më sipër ju sqarojmë se si rezultat i deklarimeve të personave që e shoqëronin dhe kqyrjes së vendit të ngjarjes rezulton se shkaku i vdekjes është për shkak të patologjisë dhe jo nga shkarkesa elektrike, siç është njoftuar në media. Materialet për këtë ngjarje i përcillen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
You Might also Like
241 ditë grevë
Po bëhen tetë muaj qëkur ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave të Ferizajt kanë filluar grevën. …
By
Redaksia
1 Min Read
Japonia do ndihmojë me $810 milion refugjatët sirianë
Të kërkosh azil në Japoni është e barazvlefshme me mospranimin. Nga 5000 azilkërkues që ka…
By
Redaksia
1 Min Read
Bundesrati Gjerman ka pranuar ligjin për synetin
Planin për ligjin e synetin, të cilin e ka pregatitur qeveria federale e Gjermanisë, ka…
By
Redaksia
1 Min Read
Huliganët serb paralajmëron konfrontim me shqiptarët
Huliganët serb kanë thënë se “do të udhëtojnë në Shkup për të rrahur shqiptarët”. Ata…
By
Redaksia
2 Min Read
Epoka Wenger në Arsenal drejt fundit
22 vite më parë merrte drejtimin e topçinjve londinezë, duke i udhëhequr për vite të…
By
Redaksia
1 Min Read
“Thaçi e Vuçiq mund të jenë marrë vesh për ndërprerjen e dialogut”
Vendimi i Kuvendit të Kosovës për pezullimin e dialogut me Serbinë po i jep më…
By
Redaksia
5 Min Read
