Viteve të fundit është shtuar dukshëm numri i librave për nxënësit e shkollave fillore. Një dukuri e tillë natyrisht se krijon pakënaqësi tek prindërit, ngase fëmijët shpesh ankohen për rëndesa të mëdha që bartin në çantat e tyre, shkruan Infokusi.com
Kjo temë ka qenë hapur edhe vite të më parshme, madje shumë mësues e zyrtar komunal janë shprehur se problemi për çanta të renda është kompetence e MASHT-it, shkaku që plan-programet përfshirë edhe librat përcaktohen nga ta.
Edhe sivjet nxënësit kanë startuar me të njëjtin problem. Nxënësit e klasës së parë duhet të ngarkojnë në çantat e tyre vetëm për lenden e matematikes katër llojë libra të kësaj lënde.
Njohësi i politikave të arsimit, Jusuf Thaçi, ka thëne për Infokusin se “Problemi i ngarkesës së nxënësve me tekste shkollore, edhe si ngarkesë fizike edhe si të ngarkuara me shumë përmbajtje, është ngritur tash e disa vite, por fatkeqësisht askush nuk ka ndërmarrë asgjë në këtë drejtim”, ka thëne ai.
Natyrisht se ky problem është me i madh se sa mendohet dhe e gjithë kjo gjendje bie në kurriz të fëmijëve. Për rëndesat fizike që po mbartin tash e sa kohë nxënësit mbi supet e tyre, Thaçi është shprehur: “Sa i përket ngarkesës fizike, tashmë ka edhe evidenca empirike që kanë dalë nga kontrollet mjekësore, të cilat dëshmojnë që nxënësit pësojnë edhe deformitete fizike si rezultat i peshës së çantës (kryesisht për shkak të librave të shumtë).
Veç kësaj Thaçi ka thënë se “Ky do duhej të shërbente si alarmi i fundit për Ministrinë e Arsimit që të ndërmarrë masa për lehtësimin e çantave të nxënësve, përkatësisht reduktimin e materialeve të panevojshme në tekstet shkollore”, është shprehur ai./Infokusi