Ka ndërruar jetë dijetari i njohur Taha Xhabir El-Ulvani

Dijetari njohur dhe themelues i Këshillit të Fikhut në Amerikën Veriore ka pasur ndikim të madh tek muslimanët që jetojnë në SHBA.
Shejh Ulvani ka qenë rektor i Universitetit Cordoba në Virginia, qytet ku edhe do të varroset.

Ai vdiq në moshën 81 vjeçare pas një sëmundje të gjatë, njofton AA.

Taha Xhabir Ulvani lindi në vitin 1935 në Irak, ndërsa nga viti 1988 ka qenë kryetar I Këshillit të Fikhut në Amerikë. Ka doktoruar në Az’har në lëmin e Usulit. Ai ka ligjëruar Usulin në universitetin Muhamed bin Saud në Riad.

Nga librat e tij në gjuhën shqipe është përkthyer libri “Kriza e mendimit bashkëkohor.” (Logos A)

Lusim Zotin ta mëshiroj dhe t’ia dhuroj xhenetin.

(Islampress)

Artikulli paraprakVIDEO – Hoxhë Musli Arifi flet për Shejh Abdulkadër Arnautin
Artikulli vijuesSHBA, dijetari islam Al-Alwani përcillet drejt banesës së fundit