Policë e ushtarë të vrarë në Egjipt

-Dy policë dhe dy ushtarë egjiptianë janë vrarë në dy sulme të ndara në Gadishullin Sinai, ku militantët e Shtetit Islamik sulmojnë shpesh forcat e sigurisë.

Në njërin sulm, bomba e telekomanduar ka goditur një automjet të policisë, derisa forcat e sigurisë kanë qenë duke kryer një operacion kërkimi në rajonin Rafah në kufi me Rripin e Gazës. Dy policë janë vrarë në këtë incident.

Dy ushtarët, ndërkaq, janë vrarë në një sulm të ngjashën më rajonin Sheik Zuvaid, në veri të Sinait.

Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë ende asnjë grup, ndonëse dyshimet bien mbi degën e Shtetit Islamik në Egjipt.

Kjo e fundit ka marrë përgjegjësinë për vendosjen e një bombe në një avion rus, tetorin e kaluar.

Bomba ka shpërthyer dhe ka rrëzuar avionin në Sinai, duke shkaktuar vdekjen e të 224 njerëzve në bord.

Artikulli paraprakMashtrimi më i madh financiar në Kinë, 21 të arrestuar
Artikulli vijuesSot prova e parë zgjedhore në SHBA