Kabineti i Morsit padit ushtrinë në Hagë

Qeveria e rrëzuar egjiptiane ka dorëzuar një ankesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve (ICC), me anë të së cilës kërkon hetime mbi ato, që ajo i quan krime të ndërmarra nga ushtria ndaj anëtarëve të saj.

Aktpadia akuzon ushtrinë se ka organizuar një grusht shteti ndaj presidentit të parë të zgjedhur në rrugë demokratike në Egjipt, Mohamed Morsi, si dhe ndaj qeverisë së tij, që u pasua me burgosjen e të gjithë anëtarëve të saj. Por, edhe për përdorimin e “forcës ekstreme për të shpërndarë civilët, që u mblodhën në protesta kundër grushtit të shtetit”, thuhej në deklaratën e publikuar nga zyra avokatore “Irvine Thanvi Natas”, gjatë së hënës.

Egjipt, arrestohet ish-kryeministri i Morsi-t ligjor detajoi provat që janë mbledhur gjatë hetimeve të tyre, që tregojnë pikë së pari çështjen se ushtria, policia dhe anëtarët politik të regjimit kanë kryer krime ndaj njerëzimit kundër civilëve egjiptianë, që protestuan kundër grushtit të shtetit”, lexohej në deklaratë.

Që prej 3 korrikut, kur ditë të tëra protestash kulmuan me rrëzimin e Morsi-t, qindra mbështetës kryesisht të Vëllazërisë Myslimane janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë burgosur. Dhuna dhe arrestimet u përshkallëzuan pas vendimit të qeverisë, më 25 Dhjetor, për ta konsideruar grupin si një organizatë terroriste.

“Akuza, që është dorëzuar në ICC më 20 Dhjetor 2013, përmban prova të detajuara dhe imponuese, se aktet kriminale të ndërmarra nga regjimi ushtarak përfshijnë vrasje, burgosje antiligjore, tortura, persekutime ndaj një grupi të identifikueshëm, zhdukjen e detyrueshme të personave dhe disa akte të tjera antinjerëzore të ngjashme, të cilat kanë shkaktuar qëllimisht vuajtje apo dëmtime serioze në trupat e tyre, apo edhe ndaj shëndetit mendor e fizik. Provat tregojnë se aktet e denoncuara kanë qenë të përhapura gjerësisht dhe sistematike”, lexohej më tej në deklaratë./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakPatriarku serb Irinej flet për luftën
Artikulli vijuesPraga kërkon shpjegime nga autoritetet palestineze