Aleatët e Mursi dënojnë sulmet izraelite në Sinai

Një koalicion i grupeve mbështetëse të presidentit Mohamed Mursi ka dënuar atë që e quajten shkelje e hapësirës ajrore egjiptiane nga Izraeli në Gadishullin Sinai.

“Ky është një përshkallëzim i rrezikshëm që kërcënon sigurinë kombëtare të Egjiptit,” tha Aleanca Kombëtare për Mbrojtje të Legjitimitetit në një deklaratë, të premten.
Nderkohë një zëdhënës i ushtrisë ka mohuar raportet për një sulm izraelit në Gadishullin Sinai të Egjiptit.
“Raportet rreth sulmeve izraelite në tokat egjiptiane janë të pabaza dhe tërësisht të pa vërteta” tha zëdhënësi Ahmed Mohamed Ali me anë të Facebook-ut të premten.
Ai hodhi poshtë raportet e supozuara në lidhje me koordinimin mes Egjiptit dhe Izraelit në këtë drejtim duke i kërkuar mediave që të kërkojnë saktësinë para se të japin informacione të ngjashme sepse “kjo përbën një rrezik të madh për sigurinë kombëtare dhe dëmton sovranitetin egjiptian”.
Por e përditshmja izraelite Haaretz njoftoi se një avion i telekomanduar izraelit ka gjuajtur një raketë në Sinai, duke vrarë pesë njerëz dhe duke shkatërruar një bazë të raketave.
Gadishulli Sinai ndodhet pranë kufijve të Egjiptit me Izraelin dhe Rripin e Gazës.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakThaçi nuk e ka shqyrtuar raportin për shamitë
Artikulli vijuesSiri: Numri real i të vrarëve mendohet të jetë rreth 250.000