Kadri Veseli me grue në meshën e Krishtlindjeve në Gjakovë

Gjatë vizitave të djeshme në familjet e besimit katolitik, për urime të festës së krishtlindjes, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli qëndroi edhe në qytetin e Klinës. Pas vizitës në disa familje Veseli u ndal në ambientet e kishës “Zoja e këshillit të mirë “, ku u prit nga Don Lenc Sopi –meshtar i kësaj kishe dhe Imami i Klinës Hetem Desku.
Me këtë rast Veseli theksoi se “kjo mënyrë e festimit të përbashkët dy përfaqësuesve të dy besimeve tona tregon më se miri për traditën tonë madhështore të bashkëjetesës fetare, traditë që po frymëzon sot njerëz anë e kënd botës që përpiqen për paqen e mirëkuptimin mes njerëzve”, për të shtuar “se koncepti i tolerancës është i ngushtë për të përshkruar harmoninë tonë fetare, kjo është harmoni vëllazërore, që ashtu siç e trashëguam të fuqishme nga baballarët tanë, kemi obligim kombëtar e fetar t’ua përcjellim brezave që do vijnë pas nesh”.

Pas Klinës, kryetari Veseli udhëtoi drejt Gjakovës, ku së bashku me bashkëshorten e tij mori pjesë në meshën e Krishtlindjeve e cila u mbajt në Kishën e Shën Palit dhe Shën Pjetrit të këtij qyteti.

Artikulli paraprakMyslimanët ruajnë kishën gjatë meshës: “Ne jemi vëllezër”
Artikulli vijuesDeçani me marshim të qetë u thotë jo vrasjeve