Kajro, 18 të vrarë nga sulmi i përgjakshëm në një restorant

Së paku 18 veta janë vrarë në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, pasi një bombë zjarri është hedhur në një restorant.

Sipas rrjetit televiziv arab Al Hades, kjo ngjarje ka ndodhur në zonën Agouza në qendër të qytetit. Nga ky sulm i përgjakshëm janë plagosur dhjetëra persona.
‘List Mesr’ ka raportuar se tre persona të maskuar kanë hedhur pajisjen shpërthyese në restorant, përpara se janë larguar.
Artikulli paraprakKurti mbetet në burg
Artikulli vijuesRusia i dorëzon Amerikës informacionet për tregtinë e naftës nga DAESH