Kajro bëhet qëndër për veprim rajonal të organizatës terroriste FETO

0
312

Anëtarët e organizatës terroriste Fetullahxhi/struktura e shtetit paralel (FETO/PDY), e cila më 15 korrik kreu tentimin e përgjakshëm të grusht shtetit ushtarak në Turqi, ka intensifikuar aktivitetet e saj në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, të cilin e kanë zgjedhur si bazë për veprimtari rajonale, raporton AA.

Dëshmitarë në kushte anonimiteti për AA, thanë se pas përpjekjes së pasuksesshme të grusht shtetit ushtarak në Turqi, anëtarët e lartë të organizatës terroriste FETO/PDY kanë mbajtur disa takime të fshehta në Kajro, ku kanë vendosur që ky qytet në të ardhmen të jetë baza qendrore për aktivitete rajonale.

Të njëjtat burime njoftojnë se në takime kanë marrë pjesë anëtarët e organizatës terroriste të cilët në peridhën e kaluarën kanë ushtruar funksione në Egjipt dhe që kanë lidhje të ngushta me zyrtarët aktual egjiptian.

Anëtarët e organizatës FETO/PDY në televizionet egjiptase, të cilat mbështesnin tentimin e grusht shtetit në Turqi, jepnin deklarata në të cilat kritikonin qeverinë legale dhe legjitime në Ankara, kurse anëtarët e sapo ardhur të organizatës së afërt me autoritetet egjiptiane kanë propozuar mundësinë e dhënies së azilit për liderin e organizatës, Fethullah Gylen në Egjipt. Këto deklarata konfirmohen nga pohimet e burimeve anonime për AA.

Organizatat terroriste FETO/PDY, ka intensifikuar aktivitetet në Egjipt që nga mesi i viteve 1990, kurse vetëm në Kajro menaxhon katër qendra studentore ku janë vendosur studentë që kanë ardhur nga Turqia dhe vendet e Azisë Qendrore.

Në Kajro është duke u përgatitur edhe botimi i gazetës “Hira” në arabisht, e njohur për afërsi me organizatën FETO, e cila me ndihmën e disa kompanive egjiptase shpërndahet në disa shtete arabe. FETO në Kajro mban edhe një kurs të gjuhës dhe një librari të quajtur Nil.

Paralelisht me këtë, në Kajro, Aleksandria dhe Suways veprojnë tri shkolla private, ku mësimi ndiqet në gjuhën angleze dhe ndahen diploma amerikane, ndërsa në rajonin Zemalik vepron një qendër kulturore.