Shpend Ahmeti do të jetë sërish kandidat i VV-së për Prishtinën

Nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu ka thënë se ekziston konsensusi që Shpend Ahmeti të jetë kandidat edhe për një mandat në Komunën e Prishtinës.

“Jam shumë i bindur që nuk ka kandidat më adekuat, jo vetëm në Lëvizjen Vetëvendosje por askund tjetër. Sa i përket pozitës së kryeministrit, ka njerëz të mjaftueshëm mirëpo Shpendi është personi më adekuat për udhëheqjen e Prishtinës”, ka thënë ai.

Ahmeti është zgjedhur kryetari i Komunës së Prishtinës para rreth dy vitesh në zgjedhjet lokale të Kosovës.

Artikulli paraprakSiri, 15 civilë të vrarë nga sulmi në Halep
Artikulli vijuesKajro bëhet qëndër për veprim rajonal të organizatës terroriste FETO