Policia Kufitare e Kakavijes në Gjirokastër ka sekuestruar 5 kilogramë lëndë narkotike të llojit heroinë gjatë kontrollit në vijën e dytë. Heroina ishte fshehur në makinën tip Benz me targa AA 848 AL që drejtohej nga 56-vjeçari nga Fieri Agron Allkaj.
Droga ishte e ndarë në disa pako të mbështjella me natriban të cilat ishin të fshehura në brendësi të mbështetëseve të sediljeve të shoferit dhe të pasagjerit.
Gjatë kontrollit të imtësishëm nga grupi hetimor, u gjetën të fshehura pas sediljeve të shoferit dhe pasagjerit 14 pako të mbështjella me natriban, brenda të cilave dyshohet të kenë lëndë narkotike e llojit Heroinë, në peshën totale rreth 5 kg .
Së bashku me drejtuesin e automjetit udhëtonin dhe 2 shtetas të tjerë të cilët u shoqëruan në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër për verifikim nëse kanë ose jo lidhje me këtë trafik droge. Drejtuesi Agron Allkaj akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, transmeton Syri.net