Kamera fluturuese shumë shpejtë do të ndryshojë gjithçka në teknologjinë e fotografive “selfie”.
Kompania kineze “Zero Zero Robotics” ka prezantuar pajisjen e re Hover Camera, e cila ia mundëson përdoruesve që të shkrepin fotografi të rezolucionit të lartë pa e mbajtur kamerën me duar.
T3 raporton se kamera fluturuese do të peshojë vetëm 238 dhe do të kontrollohet përmes një aplikacioni që mund të transmetojë drejtpërdrejtë videot.
Kamera mund të incizojë deri në tetë minuta me një bateri, e cila lehtë mund të zëvendësohet me ndonjë tjetër, transmeton Koha.net.
Hover Camera ende nuk i është caktuar çmimi, por pritet që të kushtojë deri në 600 dollarë.