– Refugjatët ngrijnë nga i ftohti, ngrohja në kampe vonohet. Emigrantët çdo stacion në rrugën drejt vendeve të Bashkimit Evropian e shfrytëzojnë për të marrë rroba të ngrohta, të pinë çaj dhe supë. Nuk hyjnë në tenda, mbeten jashtë dhe ngrohen me koftorë.
I vetmi vend i ngrohtë që refugjatët mund ta sigurojë gjatë rrugës për në Kroaci tani janë trenat dhe autobusët. Këtë e kanë konstatuar sot ombudsmanët që sot e përshkuan rrugën e refugjatëve nga Maqedonia deri në Serbi.
Kampi i refugjatëve që u ndërtua në Tabanoc nxë një mijë njerëz. Nëse deri më tani kanë kaluar natën rreth 400 refugjatë, për shkak të ftohtit të gjithë që menjëherë ta vazhdojnë udhëtimin e tyre.
Atje ku ombudsmanët dhe kompetentët e ndërprenë patrullimin e tyre, është pjesa më e vështirë për refugjatët. Tre kilometra baltë me fëmijë në krahë dhe zahire mbi shpinë për të kaluar nga ana maqedonase në atë serbe. Në kampin për migrantë në Preshevë, i pret një procedurë e mundimshme. Radhë për kontroll deri në pafund.
Ombudsmanët e dy vendeve u dërguan një mesazh autoriteteve në Maqedoni deh Serbi , që kampi në Tabanoc të mbyllet dhe kështu të sigurohet një linjë e drejtpërdrejtë me tren nga kampi i Gjevgjelisë deri në Preshevë. Ata shprehën shqetësimin se nëse lejohet kalimi edhe i emigrantëve ekonomikë sërish do të fillojë të funksionojnë shtigjet e zeza për kalim, dhe mafia do të vazhdojë me trafikimin e njerëzve.