Së paku 20 refugjatë mbyten pranë Sicilisë

Të paktën 20 emigrantë sot kanë humbur jetën në det në afërsi të bregut të Sicilisë, para se roja bregdetare italiane të shpëtojë refugjatët e tjerë në anijen në ishullin Lampedusa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Njëra nga të mbijetuarat tha se në det kishte humbur dy djemtë dhe vëllain. Akoma nuk dihet se nga kanë ardhur refugjatët.

Të dielën, rreth 329 refugjatë mbërritën në portin Pozzallo në bordin e marinës irlandeze pasi edhe ata u shpëtuan nga një anije e mbushur plot me njerëz, përfshirë edhe një grua shtatzënë.

Një ditë më parë, roja bregdetare italiane ka shpëtuar refugjatët nga Afrika e Veriut. Në portin e Catanias, policia ka arrestuar pesë qytetarë të Egjiptit, të cilët besohet se i përkasin rrjetit të trafikantëve. Ata janë: Ibrahim Ali Mahmud, 37 vjeç, Shafai Nim, 22 vjeç, Mohammad Naim, 24 vjeç, Mohammed Ahmed Al Said 35 vjeç dhe El Said Mohamed 35 vjeç.

Artikulli paraprakE tmerrshme: Ja çfarë i bënë muslimanes në rrugë (Video)
Artikulli vijuesDavutoglu : Evropa, kala e krishterë