Kampi i refugjatëve në Tabanoc është ndërtuar me gardh mbrojtës, para së gjithash, nga arsye të sigurisë, për refugjatët të cilët përkohësisht qëndrojnë në të, për të punësuarit si dhe për mjetet që shfrytëzohen.
Por, Shtabi qendror për menaxhimin me krizën e refugjatëve nga arsye të ditura vetëm për ato ka urdhëruar që të vendoset edhe një gardh në brendësinë e qendrës transistore në Tabanoc, transmeton zhurnal.mk
Gardhi është i lartë dy metra, ndërsa në çdo 50 cm janë vendosur edhe thera prej hekuri. Me të, refugjatët janë të rrethuar dhe nuk mundet që të kanë kontakt fizik me punëtorët humanitar dhe me vullnetarët tjerë të cilët po punojnë në kamp, përveç përmes vendeve të cilat janë bërë për hyrje dhe dalje nga zona e brendshme e sigurisë.
“Gardhi mbrojtës ka për qëllim që ta ndaje pjesën teknike të kampit nga refugjates, pasi që kështu, sektorët e të punësuarve, vullnetarëve, përfaqësuesit e OJQ-ve, dhe institucionet shtetërore nuk do të janë në kontakt me refugjatët e sëmurë, nuk do të shpërndajnë sëmundje, dhe mbi të gjitha, kështu janë të mbrojtura edhe depot e ushqimeve”, theksuan për zhurnal nga Qendra rajonale për menaxhimin me krizat, transmeton zhurnal.mk