Kampi i pranimit në kufirin jugorë nuk është i gatshëm për sezonën e dimrit, ka konstatuar kështu Markus Dulbert, kryesues i obsusmanëve për fëmijët pas vizitës në vendin tonë.
Ai bashkë me delegacionin e Sos fëmijëve nga Hollanda bashkë me disa media, ka theksuar: ’’Sot vizitova kufirin maqedono grek ku priten refugjatët. Një pjesë e tyre janë fëmijë pa prindër, kishin nevojë të madhe dhe urgjente për shumë gjëra, ishin pa ushqime, fëmijët flenë në tokë. Kampi nuk ishte i gatshëm të fillojë sezonën e dimrit akoma. Njerëzit mundoheshin të ndihmojnë bashkë me organizatat joqeveritare por ndryshe kur ndihmon shteti. Kishte mungesë të batanijeve e shumë gjërave tjera.
Juliana Nakova Gapo nga Sos fëmijët e Maqedonisë që ishte mikpritëse e takimit, ka thënë se organizata e tyre ka ngritur këtë cështje shqetësuese për emigrantët.