“Doverba” apeloi deri te Remenski për një përkujdes më të mirë ndaj refugjatëve

Divna Jankova, një aktivist me përvojë për të drejtat e njeriut dhe kryetar e shoqatës së qytetarëve ‘Doverba’, e cila po punon për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, sot para Qendrës për Kulturë në Kumanovë, dërgoi një apel deri te ministrja e punës dhe politikës sociale, Frosina Remenski që të reagoj në mënyrë adekuatë gjatë përkujdesit për refugjatët në Maqedoni, në pajtueshmëri me Konventën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, transmeton zhurnal.mk

“ Apeloj deri te ministrja Remenski, në këtë rast me refugjatët të cilët kanë ardhur në vendin tonë, në mënyrë adekuate, në pajtueshmëri me Konventën për të drejtat e njeriut që të reagoj, gjegjësisht të përballemi me shëndetin e tyre kur i pranojmë në vendin tonë.
Përveç ushqimit dhe akomodimit, ne duhet që t`i plotësojmë edhe njërin prej nevojave themelore e ajo është ngrohtësia gjatë kësaj kohe të ftohtë”, deklaroi Jankova, transmeton zhurnal.mk
Artikulli paraprakKampi pa kushte, fëmijët flenë në tokë, ka mungesë ushqimi
Artikulli vijuesTemperaturat e ulta vënë në rezik jetën e emigrantëve në Gjevgjeli