Kampi pa kushte, fëmijët flenë në tokë, ka mungesë ushqimi

Kampi i pranimit në kufirin jugorë nuk është i gatshëm për sezonën e dimrit, ka konstatuar kështu Markus Dulbert, kryesues i obsusmanëve për fëmijët pas vizitës në vendin tonë.

Ai bashkë me delegacionin e Sos fëmijëve nga Hollanda bashkë me disa media, ka theksuar: ’’Sot vizitova kufirin maqedono grek ku priten refugjatët. Një pjesë e tyre janë fëmijë pa prindër, kishin nevojë të madhe dhe urgjente për shumë gjëra, ishin pa ushqime, fëmijët flenë në tokë. Kampi nuk ishte i gatshëm të fillojë sezonën e dimrit akoma. Njerëzit mundoheshin të ndihmojnë bashkë me organizatat joqeveritare por ndryshe kur ndihmon shteti. Kishte mungesë të batanijeve e shumë gjërave tjera.

Juliana Nakova Gapo nga Sos fëmijët e Maqedonisë që ishte mikpritëse e takimit, ka thënë se organizata e tyre ka ngritur këtë cështje shqetësuese për emigrantët.

Artikulli paraprakHumb jetën 46 vjeçari nga Gostivari,duke kryer punë ndërtimore
Artikulli vijues“Doverba” apeloi deri te Remenski për një përkujdes më të mirë ndaj refugjatëve