Peshëngritësi Erkand Qerimaj, një ndër tifozët më të zjarrtë të kombëtares se futbollist, ka një mesazh për politikanët pas humbjes së Shqipërisë kundër Serbisë.Ai thotë se politikanët nuk duhet t’i shfrytëzojnë sportistët vetëm për të bërë selfie, por më parë duhet të bëjnë ndonjë punë për t’i ardhur në ndihmë sportit.
“Më bën përshtypje politika dhe politikanët shqiptarë. Nuk duhet t’i shfrytëzojnë sportistët për selfie në çdo moment. Mendoj se duhen bërë politika më të mira për sporti, ligjin për sportin dhe gjëra të tjera në dobinë tonë dhe si popull.Selfiet t’i lënë pasi të kenë bërë ndonjë punë për sportin”,- ka deklaruar Qerimaj për “Bluetooth”, duke shprehur zhgënjimin për sjelljen e politikanëve nisur nga ndeshja e fundit e kombëtares.